BE: Javën e ardhshme pritet nënshkrimi i MSA me Kosovën

Bashkimi Evropian pritet të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën javën e ardhshme, duke i hapur rrugë integrimit të Kosovës në bllokun e 28 vendeve evropiane, kanë thënë mbrëmë zyrtarët.Ky veprim, që po ashtu shihet si ndihmesë për afrimin e mëtejmë të Serbisë me BE-në, mund të shkaktoj shqetësim në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, që kanë probleme me lëvizjet e brendshme separatiste.Spanja, Qiproja, Rumania, Greqia dhe Sllovakia, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008.Por, kjo nuk i ka parandaluar ato që në të kaluarën ta japin autorizimin e tyre për fillimin e negociatave të BE-së me Kosovën, që ka ndihmuar në uljen e tensioneve nacionaliste në Ballkan.Kosova i ka përfunduar bisedimet me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, në korrik të vitit 2014, që paraqet një hap në rrugën kah anëtarësimi në Bashkimin Evropian, që mund të bartë me vete përfitime ekonomike.Zyrtarët thanë se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Federica Mogherini, dhe Johannes Hahn, komisionar për politikën evropiane të fqinjësisë dhe për negociata për zgjerim, javën e ardhshme do ta nënshkruajnë MSA-në me Kosovën, thanë zyrtarët.Ajo do të bëhet fuqiplotë vitin e ardhshëm.“Nënshkrimi i marrëveshjes do ta riforcoj perspektivën evropiane të Kosovës dhe do dë të ndihmoj në stabilizimin e brendshëm”, tha një zyrtar i BE-së./REL/