Bordi i UNESCO voton pro kërkesës për anëtarësim të Kosovës
Kosova ka arritur ta kalojë pengesën e parë drejt rrugës në UNESCO. Në votimin e mbajtur sot në mbledhjen e bordit ekzekutiv, Kosova mori 27 vota pro, 14 kundër kundër dhe 14 kanë abstenim.Lajmi u bë publik nga ministri i Jashtë, Hashim Thaçi, i cili tha se “Kemi punuar shumë për këtë arritje, dhe kjo është një fitore e madhe e popullit të Kosovës”.Ai deklaroi qe Serbia është duke luftuar jo me të drejtë me Kosovën, nga njëra ane ajo bën marrëveshje me Kosovën në Bruksel e nga ana tjetër lobon që të bllokojë Kosovën në proceset integruese.“Kosova është shtet, dhe këtë duhet ta pranojë Serbia”, tha Thaçi, shkruan Rtk.Mediat e Kosovës kanë siguruar edhe shtetet që votuan pro, kundër dhe abstenim.PRO: Afghanistani, Shqipëria, Gjermania, Austria, Belize, Salvadori, Emiratet e Bashkuara Arabe, Estonia, SHBA, Maqedonia, Franca, Gaboni, Gambia, Guinea, Italia, Kuvaiti, Mali i Zi, Pakistani, Holanda, Republika Dominikane, Republika Çeke, Britania e Madhe, Saint Kitts and Nevisi, Suedia, Çadi, Tajlanda, Togo.KUNDER: Angola, Argjentina, Brazili, Lineja, Kuba, Ekuadori, Spanja, Etiopia, Rusia, India, Maroku, Meksika, Namibia, Nigeria.ABSTENIM: Algjeria, Bangladeshi, Egjipti, Indonezia, Japonia, Malaui, Mali, ishujt Mauricius, Mozambiku, Nepali, Uganda, Papua Guinea e Re, Korea, Trinidad dhe Tobago.