Babë e bir kapen me 121 kg kanabis në banesë, do ta trafikonin në Itali
Goditet një tjetër aktivitet kriminal i trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Policia e Fierit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë për Kufirin dhe Migracionin Vlorë kanë sekuestruar 121 kg kanabis, ndërsa kanë vënë në pranga dhe dy poseduesit e drogës.Të arrestuarit janë babë e bir, Bektash dhe Ervis Isufaj, 57 dhe 27 vjeç, banues në fshatin Martin.“Më datën 20.10.2015. rreth ores 13:00, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Bektash Isufaj dhe Ervis Isufaj, e cila ndodhet në fshatin “Martin” Levan , janë gjetur 10 thasë brenda të cilave ndodheshin 121 Kg lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa” bën me dije policia.Sipas bluve, dy të arrestuarit do ta dërgonin lëndën narkotike në Itali nëpërmjet detit me mjet lundrues.Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim të lëndëve Narkotike të mbetur në tentative të kryer në bashkëpunim”.[caption id="attachment_601648" align="alignnone" width="640"]
Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_601649" align="alignnone" width="640"]
Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_601650" align="alignnone" width="466"]
Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_601651" align="alignnone" width="466"]
Droga e sekuestruar[/caption]