Presidenti i Kinës nënshkruan marrëveshjen bërthamore me Britaninë e Madhe

Lideri i Kinës pritet të vendosë vulë përsa i përket centralit të parë të energjisë bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar.Impianti mund të hapet në vitin 2025 në Hinkley Poin, me Kinën që me shumë gjasa do të mbulojë rreth 30% të shpenzimeve.Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të takohet me kryeminstrin David Cameron më vonë, në ditën e dytë të vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar.Marrëveshje më  shumë se 30 miliard paund pritet të nënshkruhet ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Kinës gjatë kësaj vizite 4 ditore të presidentit kinez në Angli.Impianti do të ndërtohet nga firma energjitike franceze EDF.[caption id="attachment_601702" align="alignnone" width="624"]_85359723_gettyimages-187763770 Vendi ku do ndërtohet impianti[/caption]