Debati në PS, Balla: Të gjitha thashetheme, aksionet e Qeverisë efekte pozitive

Mes socialistëve nuk ka asnjë debat. Këtë deklaratë dha numri dy i grupit parlamentar të PS pas zërave se mbledhja e fundit në selinë rozë është shoqëruar me replika të ashpra. Ndërkaq kërkesës së Metës për ndryshim të gjendjes ekonomike, Balla iu përgjigj se nismat e qeverisë kanë dhënë efekte pozitive.Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka mohuar që në të ketë pasur debate mes deputetëve socialistë në një takim me drejtuesve të qarqeve dhe kreut të Partisë Socialiste Edi Rama në lidhje me propozimet për të shtyrë punimet e KongresitBalla: "Nuk jam këtu për të komentuar thashethemet. Janë terësisht thashetheme dhe nuk besoj se kjo është çështja e ditës për politikën shqiptare".I pyetur në studion e Ora News nëse ekonomia ka nevojë për impulse të reja, sikurse kërkoi aleati Ilir Meta duke deklaruar se ekonomia mund të rritet nëse investimet shkojnë në sektorët kyç, Balla u përgjigj:Balla: "Impulset ekonomike të qeverisë sonë dhe hapat e ndërmarrë deri sot janë hapa të cilët nga gjendja ku e gjetëm po fillojnë të japin indikatorë pozitivë, kjo nuk ka asnjë dyshim. Lufta kundër informalitetit është gur themeli i një ringritje të ekonomisë sonë. Ata që në fund të këtij proçesi do të jenë përfituesit e drejtëpërdrejtë, janë bizneset e ndershme".Për liderin e opozitës Lulzim Basha, Balla tha se i ka disa borxhe drejtësisë, ndërsa sipas tij i vetmi që nuk do një reformë në drejtësi është ish-kryeministri Berisha.