Autoritetet malajziane konfirmojnë arrestimin e hakerit kosovar
Autoritetet e Malajzisë kanë konfirmuar arrestimin 20 vjeçarit nga Kosova, Ardit Ferizi, i dyshuar për hakerimin e të dhënave personale për më shumë se 1 mijë zyrtarë amerikanë dhe shitjen e tyre Shtetit Islamik në Siri.Inspektori i Përgjithshëm i Policisë, Khalid Abu Bakar, gjatë një konference shtypi në Kuala Lumpur tha se 20-vjeçari Ferizi është arrestuar pas hetimit të veprimtarisë së tij dhe pritet të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por pa dhënë një datë të saktë.Megjithatë, ai shpjegoi se ekstradimi varet nga proçesi, i cili duhet të kryet para transferimit.Policia e Malajzisë tha se i dyshuari ka hyrë Malajzi në gusht të vitit 2014 për të studiuar shkenca kompjuterike dhe mjekësi ligjore.Sipas autoriteteve malajziane, Ferizi kishte komunikuar me një anëtar të Shtetit Islamik në Siri për hakerimin e serverave që përmbajnë informacione dhe detaje të personelit të sigurisë amerikane.Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Ferizi akuzohet për hakerimin e të dhënave personale për 1.351 persona, pjesë e personelit ushtarak dhe punonjës federal për llogari të Shtetit Islamik.Ferizi u arrestua nga policia e malajzizë me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.