Bashar Al-Assad falenderon Putin për sulmet ajrore në Siri
Presidenti i sirisë Bashar Al Assad është takuar me homologun e tij rus Vladimir Putin në një vizitë të befasishme në Moskë. Sipas zëdhënësit të presidentit Dmitry Peskov, Assad ka mbërritur në Rusi të martën në mbrëmje, ku ka falenderuar Putin për kontributine e tij me sulme ajrore ne Siri. Putin tha se Siria është një vend mik, duke u shprehur se Rusia është e gatshme të kontribuojë "jo vetëm për veprime ushtarake, por edhe në procesin politik për të sjellë paqen në Siri.Sa i përket zgjidhjes së krizës në Siri , ne mendojmë se veprimet ushtarake duhet të shoqërohen edhe nga një proçes politik me pjesmarrjen e të gjitha forcave politike të Sirisë për t'i dhënë fund konfliktit. Por sërish, fjalën e fundit e ka populli sirian, deklaroi Putin gjatë takimit, ku të pranishëm ishin minitrat e jashtëm dhe të mbrojtjes.Putin shtoi se është i shqetësuar për të paktën 4 mijë persona nga ish-Bashkimi Sovjetik që po luftojnë me grupet rebele në Siri. Ai deklaroi se nuk do të lejojë që këta rebelë të sjellin përvojën e tyre luftarake dhe ideologjike në vendin e tij.Kurse presidenti sirian bashar al asad shprehu mirënjiohjen për ndihëm e rusisë në këtë krizë të thellë të vendit të tij, duke nënvizuar se gjithcka po bëhën të kuadër të së drejtës ndërkombëtare.Nuk është e qartë nëse presidenti sirian ndodhet ende në Moskë apo është kthyer në Damask. Kjo ishte vizita e pare e tij jashtë shtetit që pas shpërthimit të luftës civile në siri në vitin 2011.