Ndroqi: Potencialet e Shqipërisë nuk po shfrytëzohen në maksimumin e tyre për punësimin

Për të dytin vit radhazi Shoqata e Konsujve të Nderit të Shqipërisë ka mbledhur aktorët kryesorë të qeverisë, biznesit dhe diplomacisë në një bashkëpunim real të tyre në thithjen e investimeve dhe nxitjen e punësimit përmes diplomacisë ekonomike.Kryetari i Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri, Ylli Ndroqi kërkoi shfrytëzim të potencialeve reale që ka Shqipëria për të rritur punësimin duke garantuar kontributin e shoqatës që ai drejton në këtë proces. Ylli Ndroqi : "Një rol kyç në zhvillimin e diplomacisë ekonomike kanë dhe konsujt e nderit të cilët janë katalizatorë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhe të tregut të punës. Zhvillimi i duhur i tregut të punës në Shqipëri ka nëvojë për mbështetje të gjithëanshme. Shpresoj të vendosim bashkëpunime konkrete për të ardhmen për fuqizimin e diplomacisë ekonomike të konsujve të nderit, për një kontribut më të mirë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mbi të gjitha për atë që Shqipëria sot ka më shumë nevojë, punësimi."Ministri i Ekonomisë,  Arben Ahmetaj e konsideroi partneritetin me Shoqatën e Konsujve si prioritar dhe me rëndësi për thithjen e investimeve të huaja.Ahmetaj numëroi në këtë tryezë reformat e qeverisë me synim rritjen ekonomike dhe punësimin, duke veçuar aksionin kundër  informalitetit që  ka rezultuar tek biznesi i madh me një deklarim shtesë të qarkullimit ekonomik prej 50 përqind.Duke vlerësuar punën e konsujve si promotorë të investimeve të huaja, Ahmetaj i kërkoi atyre të mbështesin promovimin në ligjin e invesitmeve strategjjike.Ahmetaj: " Për herë të parë investitorët e huaj do të kenë AIDA-n pra agjencinë tonë të promovimit të investimve të huaja që është një ndër aktorët e diplomacisë ekonomike do ta kenë si eskortë administrative që edhe kjo bën të mundur lehtësinë e të bërit biznes në Shqipëri.Për investitorët strategjikë me mbi 50 milionë euro investim i jepet e drejta që kontrata e tyre të kthehet në një ligj në Parlament. Ka toka publike në bregdet. Do të jepen me konkurim ndërkombëtar për investitorë që prezantojnë projekte qoftë hotelesh me 4-5 yje apo resorte, 1 euro për 99 vjet."Minisitri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi lëshoi alarmin për mungesën e punonjësve të kualifikuar, shkak për të cilin tha ai mbeten bosh 10 mijë vende pune vetëm në  institucionet në varësi të ministrisë së tij.Klosi: “Sistemi jonë i punësimit është 80 përqind në pritje të kërkesave dhe vetëm 20 përqind aktiv në negocim.”Ai iu drejtua konsujve të nderit  me 2 kërkesa:Klosi: Të kemi një marrëveshje të nënshkruar me shoqatën tuaj për të pasur mundësinë që bashkëpunimi që realizojmë apo pikat ku ne bashkohemi në këtë marrëveshje të përbashkët të jenë gjera publike, të jenë të monitoruara.  Mundësia që ju mund të jepni me njohjet që keni, por edhe me përpjekjet tuaja individuale për të pasur mundësinë që shkollat profesionale të jenë shkolla të modeleve të caktuara nga vendet që ju përfaqësoni.I pranishëm në tryzë ishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffman, i cili kërkoi përmirësim  të infrastrukturës  nga Shqipëria, nëse kërkon të rritë invetimet e huaja në vend.Në tryezë  ambasadori i Bullgarisë, përfaqësues të komunitetit të  bizensit dhe të institucionevee dhanë opinionet e tyre, mbi rrugën që duhet të ndjeke Shqipëria, për të shëruar këtë plagë të mirëqënies sociale, papunësinë. ylli ndroqi konusjt e nderit konsujt