Bilisht, vidhen gjatë natës zyrat e Bashkisë, thyhen dyert
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2015, 11:28
Vidhen zyrat e Bashkisë së Bilishtit. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur gjatë natës.Paraprakisht mësohet se janë kontrolluar të gjitha zyrat e Bashkisë si dhe janë thyer dyert.Ende nuk dihet se çfarë është vjedhur në institucionin vendor, ndërkohë që blutë po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.