Protesta në Malin e Zi, Opozita: Kryeministri të largohet deri të shtunën

Kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjykanoviç, i kanë mbetur edhe tre ditë kohë për tu larguar, sipas ultimatumit të protestuesve të Frontit Demokratik, të cilët kërcënojnë se në rast të kundërt të shtunën do të mbledhin të gjithë Malin e Zi për të rrëzuar qeverinë.Zëvendës/kryeministri, Dushko Markoviç, u bëri thirrje demostruesve për dialog, por paralajmëroi gjithashtu se qeveria do të bëjë atë që është e nevojshme për mbrojtjen e rendit kushtetues.24 tetori do të jetë determinant, pasi gjithçka do të ndodhë do të jetë një tronditje për vendin, i cili tashmë është pushtuar nga trazirat.Qeveria ndodhet në presion të madh nga opozita, e cila nga njëra anë e akuzon për korrupsion ku kërkon rrëzimin e saj dhe nga ana tjetër e akuzon për përdorimin e forcës së tepërt gjatë demostrave që pushtuan Podgoricën.Opozita ka kërkuar seancë dëgjimore të shefit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Dejan Peruniçiç, pasi Këshilli për Sigurinë Kombëtare tha se "rendi kushtetues dhe siguria kombëtare u kërcënuan".Parlamenti ka rënë dakord gjithashtu të mbajë një seancë të posaçme të mërkurën për të diskutuar "krizën e vazhdueshme politike në vend".Fronti Demokratik, i cili ka ngritur kampe jashtë parlamentit duke demostruar për tre javë kërkon formimin e një qeverie kalimtare në vend të Gjykanoviç, i cili ka qenë në qendër të pushtetit që në fillim të viteve 1990.Trazirat tashmë shihen nga anlistët në disa këndvështrime, ku pjesa më e madhe mendojnë se pas kësaj që po ndodh fshihet Rusia, duke e konsideruar Malin e Zi pikën më të fundit kritike mes Rusisë dhe Perëndimit.Mali i Zi mund të bëhet anëtari më i ri i aleancës së NATO-s dhe kjo do të shënonte zgjerimin e parë të aleancës që nga viti 2009, pas aneksimit të Krimesë në mars 2014 e pas agresionit të vazhdueshëm rus në Ukrainë dhe Siri.Shanset janë që anëtarësimi të ndodhë në dhjetor, pasi NATO të enjten e shkuar vlerësoi reformat e bëra nga Podgorica në luftën kundër korrupsionit, sundimit të ligjit dhe modernizimin e ushtrisë."Mali i Zi është një kandidat shumë i fortë për anëtarësim", tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.Sipas analistëve kjo do të cënonte ambiciet e Rusisë në Ballkan, e cila ka lidhje shumë të forta ekonomike me Malin e Zi, duke i parë zhvillmet e fundit si fërkimin e radhës të Moskës me Perëndimin.