Koka: Politikat mjedisore të Shqipërisë do të jenë të njëjtja me ato europiane
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, gjatë pjesëmarrjes në konferencën ministeriale për mbrojtjen e pyjeve tha se politikat mjedisore të Shqipërisë do të jenë të njëjtja me ato europiane. Theksin Ministri e vurin në ligjin e ri të mbrojtjes së pyjeve, duke thënë se është hap i rëndësishëm në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.Ministri shqiptar i Mjedisit Lefter Koka dhe homologët europian kanë firmosur Deklaratën Ministeriale, në të cilën parashikohen vendimet dhe rezolutat të shteteve anëtare, për cështjet prioritare në sektorin e Pyjeve. Marrëveshjet e vënë theksin në rolin e potencialit të pyjeve dhe veçanërisht në rrugën e kalimit drejt ekonomisë së gjelbër.Koka : “Ky është tashmë një angazhim mbarë botëror do të thoja shumë shpejt ne do të jemi edhe në Paris, pikërisht për ndryshimet klimaterike ku dhe vet pyjet kanë një rol shumë të rëndësishëm në sekuestrimin e karbonit , në erozionin që tashmë është një fenomen dhe ky europian. “Kreu i Mjedisit tha se reformat e ndërmarra në 2 vitet e fundit dhe përgatitja e Ligjit të jenë garanci e menaxhimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e pyjeve.Koka : “Ligji i ri i pyjeve do ta radhisë edhe vendin tonë në vendet europiane të cilat kanë një sensibilitet shumë të lartë për pyjet.”Ministri i Mjedisit Lefter Koka mori pjesë në Konferencën e 7-të Ministeriale për Mbrojtjen e Pyjeve në Evropë e cila organizohet në Madrid të Spanjës. /Oranews.tv/