Prezantohet komandanti i ri i Forcës Detare, Kodheli: Territori është i paprekshëm
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka prezantuar komandantin e ri të Forcës Detare, gjeneral brigade Ylber Dogjani.Ministrja tha në fjalën e saj se territori i vendit është i paprekshëm, ndaj dhe forca tetare dhe cdo strukturë tjetër e ushtrisë dueht të japë kontributin e saj në realizimin e detyrave kushtetuese.Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave tona të Armatosura, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë etj.Mimi Kodheli: "Kufijtë e kaltër shqiptarë janë të paprekshëm, ashtu siç është i paprekshëm territori ynë, siç është e paprekshme siguria jonë. Shqipëria është pjesë e Aleancës NATO dhe si e tillë është pjesë e një mbrojtjeje kolektive që e bën territorin e Republikës së Shqipërisë të tillë, pra të pa prekshëm”Kodheli theksoi se këto detyra komplikohen për shkak të rreziqeve që vijnë nga të gjitha anët.Mimi Kodheli: "Projeksioni ynë për të ardhmen është çdo ditë dhe më tepër i komplikuar për shkak të komplikacioneve që vijnë dhe rreziqet nga të gjitha anët, qofshin këto edhe nga deti. Ndaj është në detyrimin tim kushtetues, të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, të drejtuesit tashmë të ri të Forcës Detare dhe të gjithëve ju bashkë, që të jemi në një linjë dhe të punojmë me devotshmërinë për të cilën jemi betuar”.Gjeneral Ylber Dogjani premtoi bashkëpunim strukturat e tjera të FA si dhe me institucionet shtetërore me interesa në hapësirën detare./Oranews.tv/