Rruga e Ndroqit, 35 km rrugë me gropa skandaloze që dëmtojnë automjetet

Ndërkohë që qeveria ndërmerr aksione ndëshkuese për qytetarët dhe bizneset, ka harruar të merret edhe me hallet e përditshme që ua bëjnë jetën të vështirë dhe të kushtueshme. Me mijëra automjete kalojnë çdo vit në rrugën e Ndroqit, të braktisur plotësisht nga dora e shtetit që të con në Durrës. Gropat presin ziftin e munguar të radhës dhe shiu është i vetmi bashkëshoqërues i kërcitjeve të gomave të makinave. Banorët e fshatrave përreth kërkojnë ndihmë dhe bëjnë thirrje të ndërhyhet sa më parë. Manjola Hasa ka regjistruar sot shqetësimet e tyre.Këto që shihni janë gropa ku mund të rrezikosh të thyhet makina, nëse je me fat dhe nuk futet uji që mund të ta fikë në moment.Qytetari :“Mirë ata që kanë makina të mira, po ata që kanë makina të vjetra dhe ti fiket aty duhet të kenë çizme nga ato të peshkatarit.”Qytetari :“Pjesët gjenerike të gjithë bien përtokë kur nuk ka rrugë të mira. Ne paguajmë taksa , rrugë s’ka.Lëre që në rrugën tonë nga Tirana në Durrës nuk kanë vënë dorë për kaq vjet për ta riparuar.”Reshjet e shiut nuk kanë filluar ende të zbrasen me furinë e dimrit në aksin e njohur si rruga e Ndroqit por dëmet dhe problemet për drejtuesit e automjeteve  kanë mbetur pa zgjidhje për të paktën 20 vitet e fundit.Qytetar :“Nuk është bërë asnjëherë investim në këtë rrugë “Qytetare : “Këtu ka gati 25 vjet që nuk është vënë dorë fare. Shqetësimi është për banorët dhe për fëmijët që shkojnë në shkollë sepse nuk ka një trotuar për të lëvizur . Ka raste plot që këtu kanë bërë aksident fëmijët e vegjël”Janë rreth 35 kilometra të lëna në mëshirë të fatit, pa investim, pa kujdesje, vetëm me arnime që nuk arrijnë t'ja zbardhin fytyrën autoriteteve shtetërore përgjegjëse për këtë gjendje skandaloze.Që kur drejtuesit e automjeteve nisën të udhëtonin drejt qytetit bregdetar nga autostrada, rruga e vjetër u la të vjetërohej dhe shkatërrohej edhe pse zyrtarisht është aks kombëtar ku qarkullojnë automjetetRruga ka mbetur e njëjtë që nga ditët e komunizmit me zift të hedhur herë pas herë me raste zgjedhjesh. Nuk ka parametra bashkëkohorë dhe as standarde. Të vetmit që gjejnë mënyra bashkëkohore për t'u ankuar janë qytetarët e pafajshëm që përdorin edhe median online për të kërkuar ndihmë.Koha për të ndërhyrë ka kaluar, por Ora Neës duke filluar që sot do të sjellë shqetësimet e qytetarëve dhe thirrjet e tyre për cilindo nga autoritetet shtetërore që kanë vesh për të dëgjuar dhe reaguar. /Oranews.tv/