Rama: Krenar për origjinën e Nënë Terezës, Klosi: Ligj për vullnetarizimin
Në sheshin "Shën Pjetër" në Vatikan, në 19 tetor të 2003 Papa Gjon Pali 2 shpalli lumturimin e nobelistes së Paqes Nënë Terezen. Nga ajo ditë, sot kanë kaluar 12 vite dhe lumturimi i Anjeze Gonxhe Bojaxhi me vendim të qeverisë është kthyer në festë kombëtare. Në aktivitetin e organizuar me këtë rast kryeministri Edi Rama u ndal tek rëndësia e vullnetarizimit duke u shprehur se përfitimi prej tij është i madh.Edi Rama: Kur është fjala për të qenë vullnetar për një kauzë të madhe apo të vogël, po në thelb çdo kauzë që i shërben qoftë dhe një njeriu të vetëm, është e madhe sa vet njerëzimi. Jemi sidoqoftë të thirrur të mbartim përkushtimin dhe vetëmohimin që rrezaton në madhështi figura dhe rruga e Nënë Terezës.Iniciativat vullnetare në vend ende nuk janë kulturë dhe për t’i shndërruar si të tillë, qeveria shqiptare do të hartoj një ligj të posacëm.Blendi Klosi: Në këtë ditë në përkujtim të Nënë Terezës. Kur më mirë se sot, mund të bëjmë sadopak nga puna e kësaj gruaje të madhe, që e bëri të njohur vendin tonë në të gjithë botën, duke nisur së bashku punën për hartimin e ligjit të vullnetarizmit.Anjezë Gonxhe Bojaxhiu lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910. Humanistja e njohur shqiptare është fituese e çmimit Nobel për Paqen në 1979 për kontribun dhe përkujdesjen e saj për njerëzit në nevojë.Gjatë aktivitetitNë 12 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, kryeministri Edi Rama shprehu krenarinë e shqiptarëve që bamirësja dhe nobelistja e paqes ka rrënjë shqiptare.Rama foli në aktivitetin “Nënë Tereza, Ambasadore e paqes dhe vullnetarizimit” , të organizuar nga “Peace Corp Albania”, Dhoma Amerikane e Tregtisë, Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinisë dhe Qendra Kombëtare Rinore.Rama: “Rënkimi që vjen në testamentin e saj njerëzor për rrënjët meriton që te meditohet deri në fund, kur ajo thote se “prej gjakut jam shqiptare, prej dejeve jam indiane, prej besimit jam katolike, prej thirrjes i përkas mbarë botës dhe me zemrën jam një me zemrën e krishtit”. E këtu e kuqja dhe e zeza që na takon në këtë mozaik gërshetohet me te gjelbren e shpresës me të kaltrën e mbretërisë së qiejve dhe me të bardhën e një zemre që u është dhënë të tjereve. Kjo është pëlhura e mirësisë”.Rama: Lumturimi i Nënë Terezës na thërret në modesti“Kjo është ditë fort e shënuar, ndryshe nga ditët e tjera të shënuara kjo është ditë që imponon shumë modesti dhe aspak famfara përkujtimore. Shumë kohë Nënë Tereza është përkujtuar dhe kremtuar në vendin tonë më së shumti e mbështjellë virtualisht me ngjyrat kuq e zi të flamurit kombëtar. 40 vjet pasi ju mohua gjaku, emri dhe rrënjët e saj, përfshirë këtu mjerisht edhe nbga vendi prej ku u çel jeta e Gonxhe Bojaxhiut, Shqipëria dhe shqiptarët ndjenë një nevojë therëse për t’iu përgjigjur krahapur por dhe të penduar rënkimit të përsëritur të Nënë Terezës: Nga gjaku unë jam shqiptare. Përmasa kombëtare e këtij personi unik të rreshkur në përvujtëri nga dashuria dhe vetëmohimi absolut për të tjerët është për ne si shqiptarë i domosdoshëm”.Rama: Paqja e ka gjithmonë një çmim“Paqja e ka një çmim dhe shumë shpesh paqja e ka një çmim të frikshëm. Për të qenë ithtar i paqes jo rrallë duhet të bëhesh dëshmor i saj, qoftë duke e falur vetë jetën, qoftë përmes një të jetuari si dëshmitar që të takon të pranosh për çmim nga të tjerët, të takon të jetosh me një dyshim gërryes brenda vetes, të takon të mbash goditje morale të pameritura, të përballesh me kërcënimin e integritetit tënd fizik, për të njohur urinë, frikën, skamjet dhe të bashkëndash edhe kafshatën e fundit me një tjetër që mund të jetë krejt i panjohur për ty”.Rama: Në vullnetarizëm cilido qoftë kontributi, përfitimi më i madh“Mjaft të kujtojmë një fjalë të saj: Mos prisni një lider tu thotë se çfarë duhet të bëni, por bëni atë që mundeni person për person”. Ndoshta askush nuk do përjetojë përvojën mistike të Nënë Terezës por çdo njëri prej jush, prej nesh kur është fjala për të qenë vullnetar për një kauzë të madhe apo të vogël, jemi të thirrur të mbartim përkushtimin dhe vetëmohimin që rrezaton figura e saj. Të dëgjojmë brenda vetes thirrjen brenda thirrjes, për t’iu dhënë me mish dhe shpirt tjetrit.Shumica këtu janë të rinj dhe mua më takon ti përgëzoj dhe inkurajoj. Në vullnetarizëm cilido qoftë kontributi padyshim që më i madh është përfitimi”. /Oranews.tv/