Lumturimi i Nënë Terezës, Basha: Të bashkohemi për të mirën e vendit
Nga Lezha ku mori pjesë në aktivitetin kushtuar lumturimit të Nënë Terezës, kreu i PD ka lëshuar mesazhe politike. Lulzim Basha u ka bërë thirrje shqiptarë të bashkohen për të nxjerrë vendin nga situata e vështirë ku ndodhet.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Lezhë ku mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e këtij qyteti me rastin e 12-vjetorit të lumturimit të Nënë Terezës, ku u shfaqën imazhe nga jeta e humanistes shqiptare.Kreu i opozitës, teksa vlerësoi figurën e Nënë Terezës apeloi që shqiptarët të bashkohen për të mirën e vendit, që sipas tij ndodhet në një situatë tepër të vështirë.Lulzim Basha: “Mendohemi, reflektojmë për ditë dhe kohë të vështira që janë ulur këmbëkryq në mijëra vatra familjare shqiptare. Sepse kur nuk të bëhet më vonë për fatin e një njeriu, nuk të bëhet më vonë për fatin e të gjithëve. Nga besimi se bashkë mund t’ia dalim dhe të zgjidhim probleme të mëdha, atëherë nuk ka zgjidhje që të na mungojë”.Prej disa ditësh kreu i PD ka nisur turin "Fjalën e kanë qytetarët" ku pas konsultimeve më ta, Basha ka premtuar hartimin e një drafti përfundimtar për lehtësimin e biznesit e fermerëve.