Grabitja dhe plagosja e kambistit në Fier, arrestohet një nga autorët

3 ditë pas grabitjes dhe plagosjes me armë të kambistit,Artur Çepele në Fier, policia ka arrestuar një prej të dyshuarve si autorë të grabitjes dhe një bashkëpunëtor të tyre.Blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar Kreshnik Berishën, 34 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë në bashkëpunim dhe "Mbajtjes pa leje te armëve luftarake” dhe Dritero Lajthia, 43 vjeç, banues në Tiranë, per veprën penale të "Sigurimit të mjeteve për vjedhje”.Arrestimi i tyre u bë gjatë finalizimit të opereacionit të koduar “ Porosia”. Në cilësinë e provës materiale blutë kanë sekuestruar :1. Një automjet i tipit Mercedes Benc, me targe AA 949 KR,2. Tre telefona celulare të markave te Apple dhe Samsung,3. 750 euro dhe 5200 lekë të reja.Nga ana e policisë vijon për kapjen e autorëve të tjerë në ngjarje.Kambisti Artur Çepele u grabit dhe plagos nga dy persona me datë 16 tetor në zonën e Sheqit në Fier.Çepele banor i Roskovecit po kthehej nga Tirana, ndërsa u sulmua në rrethrrotuallimin e Sheqit në hyrje të qytetit.