Laboratori i drogës në Durrës, Krimet e Rënda lënë në burg 7 të arrestuarit
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka lënë në burg pa afat 7 të arrestuarit me 700 kg kanabis që u gjet në një laborator të drogës të zbuluar në zonën e ish-kënetës në Durrës.I pari në sallën e gjyqit u paraqit biznesmeni nga Shkodra Bejto Kotaj,i cili akuzohet nga prokuroria si financues i këtij rrjeti të trafikut të drogës mes Shqiperisë dhe Italisë.Pas tij, në sallën e gjyqit ka hyrë pronari i vilës 2 katëshe në Ish-Kënetë të Durrësit, Iqmet Pashollari.Vila në pronësi të tij ishte kthyer në një laborator të përpunimit të lëndës narkotike që sigurohej në Malësinë e Shkodrës dhe të Krujës. Ndërkaq djali i tij Valter Pashollari është ende në kërkim.Një tjetër biznesmen i akuzuar si financues i këtij rrjeti është edhe 40 vjecari Ajet Sula nga Tirana. Ndërkaq dy biznesmenë të tjerë Festim Xhelilaj dhe Pajtim Bracajakuzohet si transportues të lëndës nartkoike, brenda dhe jashtë vendit.Ndërkaq, babë e bir Qerim dhe Lufti Xeka sipas prokurorisë janë kultivues të drogës në zonën e Krujës.7 të arrestuarit akuzohen për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe trafikim të lëndë nartikoke.Arrestimi i tyre erdhi pas bashkëpunimit të tre policive Durrësit, Tiranës dhe Shkodrës dhe u finalizua me sekuestrimin e 700 kg kanabis.Prokuroria kishte nisur hetimet 3 muaj më parë dhe kishte vënë në përgjim anëtaret e kesaj bande, çka çoi në zbulimin e biznesmenëve të rëndësishëm të përfshirë në këtë rrjet trafikimi. /Oranews.tv/