Qentë e rrugës janë kudo në Elbasan, rrezik sëmundjesh ngjitëse

Në Elbasan është rritur rreziku nga qentë e rrugës, pasi këta i gjen kudo nëpër qytet. Sipas mjekëve veterinerë, qentë përveç kafshimeve janë bartës potencialë të sëmundjes së leshmanjozës dhe zgjebes, që përhapet lehtësisht nga kafsha tek njeriu.Elbasani është pushtuar nga qentë, që i gjen kudo nëpër rrugët e qytetit.Qytetarët thonë se numri i qenve endacakë është shtuar ndjeshëm, ndërsa nuk mungojnë dhe incidentet prej tyre.Qytetari: "Pavarësisht se çfarë etikete i vënë, familjar, i edukuar, i mirëmbajtur është tejet i rrezikshëm”.Qytetari: "Kur kalojmë në vende të errëta, të turren, të ngacmojnë. Po të kafshoi ai direkt te mjeku duhet të shkosh".Sëmundjet e lëkurës si leshmanjoza, është një tjetër rrezik që vjen prej qenve të rrugës.Sulejman Peza, veteriner: “Rreziku për popullatën është shumë i madh. Këta qen përhapin një shumëllojshmëri sëmundjesh si leshmanjoza, e cila nëse mushkonja shkon dhe pickon qenin dhe më pas njeriun i shkakton sëmundjen leshmanjozë që prishin rruazat e gjakut dhe shkakton vdekje te njeriu. Njëkohësisht këta janë me zgjebe”.Ndonëse qytetarët e Elbasanit kërkojnë masa konkrete për largimin e tyre, Shoqatat për Mbrojtjen e Kafshëve, jashtë kamerave apelojnë të mos asgjësohen.