7-vjeçarja fëmija i vetëm i çiftit, dy shoqet i shpëtuan nga shembja e murit
Zbutja e murit nga reshjet dhe përmbytjet e fundit në Vlorë sollën shembjen e tij dhe për pasojë vdekjen e 7 vjeçares që mori plagë në kokë e trup. Jashtë kamerave familjarët e viktimës thonë se për fat të mirë kanë shpëtuar dy vajzat e tjera që luanin me 7 vjeçaren në çastin e aksidentit tragjik.Suvaja e murit që i kushtoi jetën 7 vjeçares ishte zbutur nga përmbytjet dhe reshjet e ditëve të fundit.Jashtë kamerave familja e Abigela Avdurramanit, që ka hapur dyert e mortit, rrëfen se pranë murit të shembur në rrugën “Zoto Mahmuti” në Vlorë luanin çdo ditë fëmijët, ndërsa mbrëmjen e së dielës ishin tre vajza, dy nga të cilat shpëtuan për mrekulli pa pësuar lëndime fizike.7 vjeçarja që humbi jetën pas shembjes së murit rrethues të shtëpisë, ishte vajza e vetme e çiftit Avdurramani, ndërkohë që nëna e saj është në muajin e katërt të shtatzanisë.[caption id="attachment_600786" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku humbi jeten 7 vjecarja[/caption]