Dëborë në Nju Jork, ulen temperaturat, probleme në qarkullim nga ngricat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2015, 10:40
Në Nju Jork ka rënë dëbora e parë, edhe pse dimri ende nuk ka mbërritur zyrtarisht.Në pjesën perëndimore të Nju Jorkut dëbora arriti deri në 15 centimetra trashësi, duke paralajmëruar njujorkezët të përgatiten për një mot të ftohtë.Meteorogolët thanë se era e ftohtë e mëngjesit dhe temperaturat minus 6 gradë ishin pasojë e reshjeve të para të dëborës.Si pasojë e uljes së temperaturave ngricat pushtuan rrugët dhe urat e Nju Jorkut duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.Ky ndryshim i beftë i motit i gjeti të papërgatitur banorët, ndërsa në rrugë u shënuan dhjetëra aksidente.Policia u detyrua të bllokojë për disa orë autostrdadën 81 për shkak të një aksidenti ku u përfshinë dhjetëra automjete.