Bizneset anës Gjanicës, Subashi: Të mbyllen gjatë dimrit, që të evitohen dëmet

Kryebashkiaku i Fierit teksa ka ndjekur proçesin e pastrimit të shtratit të Gjanicës, ka deklaruar se bizneset buzë lumit do të ishte më mirë të mbylleshin në periudhën e reshjeve. Sipas kryeqytetarit të Fierit, kjo është një mënyrë për reduktimin e dëmeve në rast vërshimi të lumit.Bizneset anës Gjanicës në Fier duhet të mbyllen në dimër, si një mundësi për të minimizuar dëmet nga përmbytjet.Kjo është zgjidhja që jep kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, pas situatës së krijuar në qytet nga përmbytjet prej lumit.Subashi: Disa nga tregjet që funksionojnë buzë lumit Gjanica dhe ku rreziku i përmbytjeve është evident, ndoshta do të ishte mirë që në dimër të mbylleshin dhe të mos funksiononin. Kjo do të shpëtonte në radhë të parë jetët e njerëzve, do të shpëtonte edhe gjithë atë mall apo ato sende që ata shesin. Dhe sigurisht që do minimizonte të gjithë dëmet që mund të shkaktohen nga ky proçes.Pas kalimit të fazës së emergjencës dhe fazës së evidentimit dhe konstatimit të dëmeve, grupet e kontrollit pritet të dorëzojnë dokumemtacionin përkatës, i cili do të kalojë për miratim në Këshillin bashkiak.Më pas vendimi do ti kalojë qeverisë, e cila do të përcaktojë shumën e dëmshpërblimit ose kompesimit që do të marrë çdo familje dhe biznes i prekur nga përmbytjet në Fier.