Tensionet për refugjatët rriten, bllokohet rruga e Ballkanit
Tensionet janë rritur në mesin e mijëra emigrantëve, që po drejtohen për në veri nëpërmjet shteteve të Ballkanit, ndërsa rruga e tyre për në Europën Perëndimore është bllokuar nga kontrollet e reja.Kroacia i ka kërkuar fqinjit të saj verior, Sllovenisë, të pranojë 5 mijë emigrantë çdo ditë, por Sllovenia ishte dakord vetëm për gjysmën e këtij numri.Një zyrtar tha për BBC se Kroacia nuk do të ketë më dhoma në kampet e saj tranzit brenda disa ditësh.Autobusët e mbushur me njerëz u drejtuan për në Serbi të dielën (19 tetor).Brenda natës, shumë emigrantë u detyruan të prisnin në mes të ftohtit dhe shiut.Mijëra azilkërkues po udhëtojnë në veri nëpërmjet Ballkanit, me shumicën e tyre që duan të arrijnë Austrinë, Gjermaninë dhe vendet e Bashkimit Europian.