Paralajmërimi i Sllovenisë: S’do pranojmë më shumë se 2 500 emigrantë në ditë

Slovenia paralajmëroi se nuk mund të lejojë që një numër të pakufizuar emigrantësh të kalojë në territorin e saj, duke i kërkuar Kroacisë, Serbisë dhe Maqedonisë të ndërrmarrin hapa për të ulur fluksin në kufirin slloven."Kroacia na kërkoi të regjistronim 5 mijë emigrantë në ditë, por nga ana tjetër ne kemi një kërkesë nga Austria e cila thotë se duke marrë në konsideratë kapacitetet, nuk mund të pranojë më shumë se 1 500 emigrantë," tha Ministrja e Jashtme sllovene.Vetëm të shtunën në Slloveni hynë rreth 3 mijë emigrantë, të cilët u detyruan të devijojnë rrugëtimin për shkak se Hungaria mbylli kufirin me Kroacinë.Autobusët të tejmbushur me emigrantë që vinin prej Kroacisë dhe Serbisë u dyndën në kufirin slloven.Pas regjistrimit nga autoritetet vendase ata kërkojnë të vijojnë rrugën drejt Austrisë dhe Gjermanisë.Edhe pse me hërët Sllovenia kishte deklaruar se nuk do të pengonte kalimin e refugjatëve, autoritetet paralajmëruan se nuk mund të pranojë më shumë se 2 500 emigrantë në ditë."Nuk mund të pranojmë një numër më të madh emigrantësh sesa numri i atyre që vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt vendeve të preferuara të BE-së. Sepse me këto ritme ndoshta brenda 10 ditësh ne do të kemi 35 mijë emigrantë dhe kjo është e papranueshme për ne", tha përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme.Agjensitë e ndihmave humanitare kanë shprehur shqetësimin se kampet e ngritura në vendet e Ballkanit nuk mund të mbrojnë emigrantët e luftës nga moti i ftohtë me erë dhe shi.