U godit me thikë në qafë, kandidatja zgjidhet kryebashkiake e Këlnit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2015, 09:54
Një politikane gjermane që u godit me thikë në qafë gjatë fushatës së saj në qytetin e Këlnit të shtunën (17 tetor) u zgjodh kryebashkiake e qytetit.Henrieette Reker, një kandidatet e pavarur që mbështetej nga partia e kancelares Merkel, fitoi me 52.7% të votave.Për momentin gjëndja e saj është e rëndë por e qëndrueshme, e ndodhet në spital.Sulmuesi i dyshuar, një shtetas gjerman, ishte i zemëruar në lidhje me politikën e emigracionit në Gjermani, thonë zyrtarët.Gjermania po përballet me një fluks të madh azilkërkuesish dhe Reker ka qenë në ngarkim për të gjetur strehim për emigrantët që vijnë në Këln.