Partia kundër emigrantëve fiton zgjedhjet në Zvicër, rezultat historik

Nacionalistët e Partisë Popullore të Zvicrës (SVP), të cilët kundërshtojnë ardhjen e emigrantëve në vendin e tyre, kanë fituar zgjedhjet parlamentare në Zvicër.SVP fitoi 29.5 përqind të votave e cila përkthehet në 11 vende më shumë apo 65 deputetë në parlamentin me 200 anëtarë.Një sukses të tillë nuk e ka shënuar asnjë parti në Zvicër në shekullin e fundit."Migrimi i popujve drejt Europës ka qenë vendimtar për zgjedhjet", ka deklaruar kryetari i SVP-së, Toni Brunner."Populli zviceran kërkon që çështja e emigrimit të dominojë politikën dhe nuk është dakord me partitë e tjera të cilat sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë”, tha ai duke nënvizuar se partia e tij di si ta menaxhojë këtë krizë.Por nga ana tjetër, Brunner ka deklaruar se do të zhvillojë debat më të madh për marrëveshjen e ardhshme mes Zvicrës dhe Bashkimit Europian, gjë që sipas tij, "rrezikon themelet e demokracisë së drejtpërdrejtë në Zvicër".Partia e tij e fokusoi fushatën në premtimet për uljen e numrit të emigrantëve, ashpërsimin e ligjeve për marrjen e lejeqëndrimeve dhe ndalimin e keqpërdorimit të azilit politik.