Pas tajfunit në Filipine, priten përmbytje të mëdha, 2 të vdekur
Niveli gjithnjë e në rritje i ujërave po shkakton alarm në dhjetra fshatra, pasi tajfuni “Koppu” goditi Filipinet Veriore.Tajfuni masiv ka shkaktuar të paktën 2 të vdekur dhe ka detyruar më shumë se 16 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre.Trupat ushtarake kanë dhënë ndihmën e tyre për të ndihmuar banorët që janë bllokuar në banesa.Pavarësisht se tajfuni nuk është më aq i fuqishëm, ai vazhdon të qëndrojë në vend, e ka shkaktuar shira të dendur.Zyrtarët thonë se shirat do të zgjasin deri të mërkurën.Tajfuni “Koppu” zbarkoi në qytetin Casiguran në ishullin Luzon të dielën në mëngjes duke sjellë erëra që arrinin shpejtësinë 200 km/h.Një adoleshent humbi jetën pasi u zu nga një pemë. Ndërsa një tjetër 62-vjeçar vdiq pas rrëzimit të një muri.
