Mustafa: Zgjedhjet e ardhshme në 2018, opozita të hakmerret me vota

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u ka bërë thirrje Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt që të mos bëhen pjesë e shkatërrimit të institucioneve.Ai thotë se opozita hakmarrjen kundër tij duhet ta ruajë “me vota në zgjedhje”.“Opozitën, shkaku i këtyre sjelljeve nuk po e përkrah asnjë vend dhe asnjë organizatë ndërkombëtare”, ka deklaruar Mustafa për “Epokën e Re”.“Këtë nuk duhet ta lejojnë as Ramushi e as Fatmiri, se kanë luftuar për këtë vend dhe kanë sakrifikuar”.Ai ka thënë se është i gatshëm për dialog me opozitën, por që ky dialog, sipas tij, duhet të ndodhë në Kuvend. Ndërsa, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, ai thotë se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje.“Dorëheqja është sinonim i dështimeve”, ka thënë Mustafa.Sipas tij, koalicioni është i qëndrueshëm dhe nuk ka nevojë për zgjedhje të reja.“Zgjedhjet do të ndodhin në vitin 2018”, është shprehur Mustafa.