Sërish protesta, policia gaz lotësjellës, protestuesit gjuajtën me gurë
Policia malazeze përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve të opozitës, të cilët qëllonin me gurë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.Disa mijëra përkrahës të opozitës u mblodhën të dielën mbrëma në qendër të Podgoricës. Policia përdori gaz lotsjellës kur protestuesit hodhën gurë kundër saj.Një protestë e ngjashme u mbajt në kryeqytet të shtunën, e pasuar nga ndërhyrja e policisë.Udhëheqësit anti-qeveritarë kanë organizuar protesta të përditshme në një rrugë kryesore të Podgoricës. Partitë e opozitës kanë deklaruar se do të mblidhen në mënyrë të përsëritur në përpjekje për të imponuar zgjedhje të parakohshme.Grupet opozitare në fillim të javës së kaluar organizuan një protestë kundër-NATO-s gjatë një vizite të Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Jens Stoltenberg në Mal të Zi.Opozita e ka akuzuar qeverinë se përdor metoda autoritare dhe presion ndaj kundërshtarëve politikë.
