Vlorë, bie muri pranë banesës, humb jetën një vajzë 7-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2015, 20:29
Një vajzë 7-vjeçare humbi jetën pasi u kap nga një mur i dëmtuar, i cili u rrëzua. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.Sipas policisë, fëmija me iniciale E.D duke luajtur me disa fëmijë të tjerë para ambientit të një banese pranë shtëpisë së saj, është goditur nga një murë ndarës midis banesave, i cili ka rënë nga lagështira aksidentalisht sipër saj duke bërë që shtetasja e mitur të mos i mbijetojë goditjeve të marra.Sipas familjarëve të vajzës 7-vjeçare muri, i cili ndante dy banesa u dëmtua gjatë ditëve që vendi u përfshi nga përmbytjet.Policia po kryen të gjitha veprimet për sqarimin e rrethanave në lidhje me ngjarjen.