Sekuestrimi i një loje, rrugëtimi i emocioneve nga "Elbasan Arena" në Armeni

Java që shkoi shënoi një ngjarje të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar, kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016. Humbja me Serbinë në Elbasan Arena u riparua shpejt dhe djemtë morën biletën për në kampionatin europian të futbollit.Në Tiranë ujërat e politikës rodhën edhe këtë herë trazueshëm duke e kthyer festën e madhe të shqiptarëve në orën e përfitimit të tyre.A ishte ky një moment për sekuestrimin e fitores?Mimoza Picari sjell vëzhgimin nga Elbasan Arena në Armeni.Java që shkoi i vuri shqiptarët përballë dëshpërimit të humbjes së kombëtares tonë të futbollit në “Elbasan Arena” me kombëtaren e Serbisë si dhe përballë ekzaltimit të patregueshëm të fitores në Armeni, e cila e çoi Shqipërinë në Euro 2016 që do të mbahet në Francë. Dy ngjarjet e mëdha nuk kish se si të kalonin  paq dhe larg politikës.Ato u mbërthyen të dyja në godinën e kryeministrisë për t’u përkthyer humbja si fitore, ndërsa fitorja duhej tenderuar me urgjencë, thënë ndryshe me prokurim të drejtpërdrejtë me qëllimin e vetëm që në garë të kishte pak blerës potencial dhe mundësisht vetëm një. Shqipëria mbejti frymën më 8 Tetor në “Elbasan Arena”.Djemtë kuq e zi humbën 2-0 me Serbinë dhe bashkë me ta të gjithë ne. Ishte e vështirë nata e 8 Tetorit për të gjithë zemrat e shqiptarëve deri ditën tjetër kur kreministri tentoi të zhbëjë humbjen e një loje dhe të ngreje mbi te një fitore që vështirë se mund të shërojë plagë tifozësh.Edi Rama: Kuqezinjtë në tërësi dhe Shoqata e Tifozëve Kuqezi në veçanti u treguan fantastikë, në mbështetjen entuziaste të skuadrës për 90 minuta, po edhe në dhënien e provës së pakontestueshme të dallimit të qartë mes klimës mbytëse të stadiumit të Beogradit dhe atmosferës festive të Elbasan Arenës. Mirënjohje padyshim, edhe të gjithë efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët me profesionalizmin e tyre përballuan me sukses të plotë një rrethanë aspak të lehtë emocionale, të krijuar në vigjiljen e derbit të Ballkanit. Ku janë ende jo të paktë, ata që e kanë të vështirë të ndajnë sportin nga politika; futbollin nga historia; lojën nga lufta.Por  pena e një prej kritikëve më të ashpër të Edi Ramës si kryetar partie dhe si kryeministër Ben Blushi e përcolli ashpër fjalimin e kryeministrit.Ben Blushi: “Vetëm dy shqiptarë po bëjnë sikur fituan nga humbja e Shqipërisë.I pari është Ballist Morina.Ai humbi mundësinë për të parë ndeshjen, por konsolidoi famën e dikujt që po na ndihmon të shkojmë në Francë. ….I dyti shqiptar që po përpiqet të na bindë se edhe ai ka fituar, është Edi Rama.Këtë të dytin nuk e detyron askush që të japë shpjegime për kënaqësinë që ka marrë nga humbja.Megjithatë ai po e bën. Me patos, me këmbëngulje, me protokoll, me stil, i qeshur, i ngjeshur dhe i veshur. Enkas.Ky kërkon patjetër të na thotë se ai nuk është pjesë e humbjes, se humbja ishte faji i atyre që nuk ishin në fushë, ndërsa sa i takon pjesës tjetër, dekorit, korit, rendit, vendit,policimit, mobilizimit, organizimit, ushqimit, parkimit, largimit, qetësisë dhe kënaqësisë së selfisë, këto të gjitha pra ishin meritë e tij.”Edi Rama: Mbajtja lart e nivelit të kulturës sportive në kushtet e një tensioni të madh, jo vetëm sportiv, i ka dhënë tre pikë të arta Shqipërisë si vend dhe shqiptarëve si popull. Për 94 minuta nuk është dëgjuar asnjë kor racist. Nuk është sulmuar verbalisht asnjë lojtar serb.Jo vetëm që skenat e shëmtuara të sendeve të forta që fluturonin mbi kokat e futbollistëve tanë, gjatë ndeshjes së një viti më parë, nuk janë përsëritur as në formën më minimale, po madje është duartrokitur me sportivitet shembullor kapiteni i skuadrës serbe, gjatë daljes nga fusha për shkak të dëmtimit në lojë.Ben Blushi: Mburrja e padurueshme e Edi Ramës për të gjetur lavdi edhe në disfatë, është edhe më e papranueshme. Është acaruese. Është tregues i një provincializmit, të cilin nuk e kemi hak.Edi Rama u tha shqiptarëve se në Elbasan askush nuk u rrah, nuk u hodh asnjë gur, asnjë shqiptar nuk guxoi të ngrinte zërin për të sharë një serb.Kjo është një madhështi e ngritur mbi një hidhërim që atij i shkon, por ne na lëndon.Pyetja është pse dyshonte Edi Rama se të gjitha këto do ndodhnin?A thua na njeh kaq pak?Cilin komb mendon ky se po përfaqëson?A ka ngatërruar kombin apo ka ngatërruar punën?Unë besoj se ka ngatërruar punën që i ka ngarkuar kombi.Edi Rama: Shqipëria doli me nder e me faqe të bardhë nga testi i vështirë i maturisë qytetare. Ndërsa kuqezinjtë në fushë dhanë gjithçka mundën, nën barrën e tmerrshme psikologjike të një përgjegjësie që kush nuk ka luajtur ndonjëherë me fanellën e ekipit kombëtar, as që mund ta imagjinojë e jo më ta kuptojë.Ben Blushi: Edi Rama foli si gjykatës i etikës sonë kombëtare. Ai nuk u mburr për ne. Ai u mburr për vete. Ai u soll si zbutës kombesh. Nëse bota nuk e ka njohur si të tillë, ja ku është. I veshur, i qeshur dhe i ngjeshur, siç mund të ishte çdo zbutës pasi del nga cirku ku i duhet të punojë. Edi Rama nuk na ka ulur ne. Ai ka dashur të ngrejë veten. Nuk është pra një mision, është një zakon. Por gjeti ditën më të keqe për të na kujtuar diçka që ne e dime.Dhe meqë gjeti ditën më të keqe, ditën e humbjes bëri punën më të rëndomtë që dikush mund të bëjë në një stadium. U mburr me humbjen.Kryeministri u përpoq ta përcjellë me një fjalim të zgjedhur humbjen e Shqipërisë me Serbinë. Por si e priti politika shqiptare  në Tiranë dhe Prishtinë këtë ndeshje. Vetëm pak orë para se ajo të luhej në Elbasan Arena kur zemrat e miliona shqiptarëve në të gjithë botën numëronin rrahjet deri në bilbilin e fundit në teatrin arkaik shqiptar luhej loja e vjeter politike dhe ne fakt loja e vërtetë. Lojtarët e këtij tetari nuk munden ta përmbajnë dufin para ndeshjes për të pritur ne mënyre dinjitoze lojën e mbrëmjes së djemëve kuq e zi përballe serbeve.Berisha: Kjo s’është këtu? Si nuk është këtu?Rama: Pse i shton fjalët e asajMeta: Dakord por ju do diskutoni prapëBerisha: S’ka gjë kështu e ka ky ( e ka për Ramën) dhe vijon denoncimin për dosjen CEZE diela mbërrti shpejt dhe sytë e shqiptarëve ishin atje në Armeni tek djemtë e saj. Ata ia dolen të shqelmojnë tre herë portën e armenëve duke shqelmuar kështu dhe kufirin që nuk e kishin kaluar kurrë. U kualifikuan në Euro 2016 në Francë.Shqipëria u përflak nga festa. Por disa qytetarë fatkeqë nuk mundën të shijojnë sepse katastrofa natyrore i  kish prekur sakaq. Përmbytjet në ultësirën perëndimore bënë që vërshirmet e ujrave të vënë nën sundim mijra hektarë tokë dhe qindra shtëpi. E ndërsa Kombëtarja kuq e zi ishte në prag të lojës vendimtare    dhe qytetarët në betejë me ujin politika në Tiranë hyri në lojën e zakonshme ku u ngatërruan ndeshja, përmbtjet dhe përgjegjësia. Ajo kulmoi mes dy liderve në një komunkim në rrjetet sociale.Basha në FB, 11 tetor: Situatë e rëndë për qindra familje në Fier e Vlorë, por dhe në qytete e fshatra të tjera të Jugut ku shirat e dendur kanë krijuar përmbytje e pasoja dramatike. I kërkoj qeverisë të mobilizohet me gjithcka që ka në dispozicion për të shmangur viktima të tjera në njerëz. Jeta e qytetarëve është prioritet absolut.Rama në FB, 11 tetor: ‪#‎VajmedetPD qe ben politike dhe me shiun e qe u qan hallin njerezve nga streha e Shqupit per qeverine e keqe qe nuk kufizon prurjet e shiut!Basha në FB, 11 tetor: Reagimi i kryeministrit ishte sulm dhe tallje ndaj opozites. Ky eshte reagim i nje te papergjegjshmi qe nuk ja ndjen per njerezit por vetem per lojen e vet.Fitorja e mbrëmjes së të dielës ndezi një ekzaltim të jashtëzakonshëm në gjithë hapësirën shqpifolëse në Ballkan, por një zë neutral i papërfshirë në organizim ceremonish apo pritje me tapet të kuq bëri thirrje për maturi duke i treguar qeverisë ujin që ka filluar të fusë.Ilir Meta: Duhet bërë akomë më shumë, unë kam qenë në ndjeke të situatës me ministrin e Bujqësisë Panariti dhe atë të Transporteve Haxhinasto. Pritet në ditët e ardhshme të ketë mot të vështirë dhe shpresoj që gëzimi i këtij kualifikimi të merituar të mos cojë në zbehejne e ndonjë problemi real dhe mjaft shqetësues që ndeshin qytetarët në jug të vendit dhe kudo tjetër ku situata mund të vështirësohet dhe shpresoj se po merren masa e domosdoshme.Kritikët e qeverisë e morën shumë shpejt një përgjigje nga Kryeministri, fiks në momentin kur sapo kishte sekuestruar fitoren, kombetaren edhe trajnerin De Biasi edhe sepse asgjë nuk kishte lidhje me informalitetin.Edi Rama: Nuk e dyshoj që cinikët e pandreqshëm, të cilët, siç e patë edhe vetë, i kemi jo aq të paktë mes nesh, sidomos kur ngjarjet nuk shkojnë siç dëshirojmë, do të hedhin helmin e tyre. Nuk do të mungojë as ajo shprehja kulmore e varfërisë së aspiratave, “Populli s’ka bukë, ju merreni me sport e me stadiume!”, siç nuk munguan as dje të thonë, “Shqipëria po përmbytet, kryeministri e ka mendjen tek futbolli!”, a thua se sporti e stadiumet u hanë bukën këtyre mendjengushtëve, apo se mesazhet e mia për Kombëtaren dje, më pengonin të kryeja detyrën lidhur me ujërat e dalë nga shtrati në disa zona të vendit.Kryeministri Edi Rama e mbajti vetë peshën e rëndë të fitores së kombëtares, kudo në Aeroport, në autobus, ceremoni, fjalime, medalje duke ja bërë më të lehtë peshën e gëzimit mijëra qytetarëve që prisnin jashtë godinës kryeministrore heronjtë kuq e zi.Edi Rama: Ky është mësimi i madh, që forca e shembullit Tuaj përcjell për kombin tonë, për dy shtetet tona, Shqipërinë dhe Kosovën, për shoqërinë dhe për vetë qeverinë e Shqipërisë. I jam falenderues çdonjërit prej Jush, që nga Etriti, i cili më dha mundësinë ta doja me gjithë shpirt një Berishë.Të falenderoj dhe të falenderojmë të gjithë, Xhani o xhan, që i dhe këtij kombi një kënaqësi kaq të pazakonshme. Po ne s’të lëshojmë. E kemi mësuar nga ty. Dhe do bëjmë gjithçka. Nëse do jetë nevoja, do të të sekuestrojmë pasaportën italiane dhe të të lemë vetëm me pasaportën shqiptare.Sot që me mëngjes, Kryeministri i Italisë më çoi një mesazh: “Rroftë Shqipëria që hyri në Europën e Futbollit. Tani ju presim në Europën e Politikës”!Në Europën e futbollit na dërgoi kombëtarja jonë ndërsa në Europën e politikës presim politikën të na dërgojë.Por festa e vërtetë mbeti në fund Në zemër të këtij sheshi u derdh hareja dhe gëzimi i vërtetë jashtë fjalimeve, ceremonive dhe sekuestrimeve të fitores.A mund të qeveriset ky vend një ditë të vetme pa fjalime?Vetem pak minuta pa protokolle zyrtare nga ky shesh erdhi pa regji dhe regjizore pergjigja e vërtetë.“Shqiptarëve përpiquni t’u qeverisni hallet se festën e qeverisin vetë.”sekuestrimi i nje loje/Oranews.tv/