Makina përplas për vdekje këmbësorin e moshuar
Një këmbësor humbi jeten, pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Lezhë-Fushë Krujë pranë kryqezimit të Patokut në Laç. Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00, ndërsa viktimë mbeti një 75-vjeçar nga Laçi me iniciale N.T.Ai u përplas nga një automjet tip foristradë me targa TR 9912 P që drejtohej nga shtetasi Musa Burreli 55-vjeç nga Tirana. 75-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit i cili po merret në pyetje rreth ngjarjes.Nga të dhënat e para është bërë e ditur se shkak për ngjarjen është bërë ndërprerja e menjëheshmë e rruges nga viktima i cili nuk e ka parë mjetin i cili po lëvizte me shpejtësi në autostradë.Vetëm pak minuta më vonë një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen teksa një automjet ka përplasur një motorciklete në afrësi të Milotit. Për pasoje ka mbetur i plagusur drejtuesi i motorcikletes i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Laçit nga ku konfirmohet se ndodhet jashtë rreziku për jeten.[caption id="attachment_600508" align="alignnone" width="640"]
Ne foto vendi ku ndodhi aksidenti[/caption][caption id="attachment_600509" align="alignnone" width="640"]
Ne foto vendi ku ndodhi aksidenti[/caption][caption id="attachment_600510" align="alignnone" width="640"]
Ne foto makina qe perplasi kembesorin[/caption]/Oranews.tv/