Bruce Springsteen pritet të sjellë këngë dhe pamje të papublikuara të albumit “The river”
Bruce Springsteen do të risjellë për herë të parë disa pjesë të pazbuluara të albumit “The river”, i cili u publikua në vitin 1980. Bëhet fjalë për pjesë muzikore të padëgjuara më parë si edhe pamje të papublikuara ndonjëhërë, që do të dalin në dritë në muajin dhjetor, si edhe një dokumentar i ri.Kjo paketë përban 52 këngë në katër CD, përfshirë këtu edhe albumin “The river”, albumi i pestë i Springteen, i cili është klasifikuar në vendin e parë në listën e Billboardit amerikan.Kjo përmbledhje përfshin 4 orë video të pa njohura për publikun në tre DVD. Gjatë shfaqjeve të realizuara nga artisti në vitin 1980 në Tempe, Arizona, pamje të provave në turne dhe xhirime të dokumentarit të ri, të titulluar "The Ties That Bind."Bashkangjitur do të vijë edhe një album me 200 fotografi të rralla nga kujtimet e tij. Albumi mund të blihet në Amazon.com për 130 $.Gjatë 4 dekadave karrierë muzikore, Springsteen ka shitur 120 milionë albume në të gjithë botën si artist solo por edhe me bandin e tij “E street”. Ai ka fituar 13 çmime Grammy si edhe çmimin pët këngën më të mirë origjinalë me "Streets of Philadelphia"./oranews.tv/