Basketbollisti Lamar Odom zgjohet nga koma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2015, 09:27
Lamar Odom është zgjuar nga koma duke i thënë gruas së tij Khloe Kardashian “Të dua” , 3 ditë pasi është gjetur pa ndjenja në një shtëpi publike së bashku me një faturë 79 mijë dollarëshe të shpenzuar për prostituta,pilula dhe konjak.Në një intervistë me Access Hollywood ylli i "Keeping Up with the Kardashians" Kris Jenner tha se basketbollisti do të qëndrojë disa kohë me maskë oksigjeni derisa të kthehet në gjendjen normale.Fëmijët e 35 vjeçarit Lamar Jr, dhe Destiny padyshim që kanë marrë një lajm të mrekullueshëm teksa janë fotografuar të buzëqeshur mbrëmjen e së premtes ndërkohë që largoheshin nga spitali me gjyshin e tyre Joe.

/Oranews.tv/