Bradley Cooper mbështet Lawrence kundër seksizmit: Kjo pabarazi është e turpshme!
Bradley Cooper ka dalë në mbështetje të koleges së tij aktore Jennifer Lawrence, e cila është shprehur me një letër të hapur kundër seksiszmit në Hollywood. Cooper duke i dalë në mbrojtje aktores, është shprehur se ka ardhur momenti që kjo situatë të ndryshojë.Femrat në Hollywood paguhen miliona dollarë më pak se meshkujt, për të njëjtën punë dhe kjo pabarazi ka aktivizuar së fundmi në një fushatë disa aktore të njohura në industrinë e filmit.Cooper, i cili ka interpretuar me aktoren në filmin e famshëm “American Huslte”, është pajtuar me mendimin e Lawrence në një intervistë për Reuters.Sipas revistës “Forbes”, aktori Bradley Cooper ka fituar vitin e kaluar 41.500.000 $ për rolin e tij në filmin "American Hustle", ndërsa Lawrence e cila ishte mes kandidaturave për aktoren më të mirë, është paguar miliona dollarë më pak."Ajo ka punuar çdo ditë për atë film dhe pothuajse nuk është paguar. Është me të vërtetë e tmerrshme dhe njëkohësisht e turpshme,"- ka thënë Cooper.Madje aktori ka deklaruar se ai vetë do të japë kontributin e tij, dhe se po bashkëpunon me aktore të tjera të Hollywoodit, që për çdo film paga mes meshkujve dhe femrave të negociohet njësoj.“Ekziston një standard i dyfishtë në tërë botën, kjo është e sigurt, dhe ky është vetëm një aspekt. Por ka ardhur koha që kjo situatë të ndryshojë."-është shprehur aktori. /Oranews.tv/