Meryl Streep kryetare jurie e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin
Në 40 vite karrierë kinematografike, aktorja Meryl Streep nuk ka qenë asnjëherë pjesë e ndonjë jurie në festivalet e filmit, por këtë vit ajo do të jetë kryetare jurie në edicionin e 66 të Festivalit Ndërkombetar të Filmit në Berlin, që do të hapet në muajin shkurt."Është një emocion i veçantë të rikthehem në festival në çdo rrethanë, por kënaqësia bëhet më e madhë tani që më është besuar detyra e kryetares së jurisë", citohet të ketë thënë Streep, në një deklaratë të bërë publike nga Festivali i Filmit, i njohur ndryshe edhe si Berlinalja. Meril ka qenë disa herë e ftuar në Festivalin e Filmit në Berlin dhe në 2003 ajo fitoi edhe një çmim."Përgjegjësia është e madhe, pasi unë nuk kam qenë asnjëherë kryetare e ndonjë jurie, dhe shpresoj të ndjek hapat e jurive të mëparshme. Jam shumë mirënjohëse për këtë vlerësim!"-ka thënë aktorja.Në vitin 2003 për interpretimin e saj në "The hours", Meryl së bashku me aktoret Julianne Moore dhe Nicole Kidman fituan çmimin "Ariu i Artë". Ndërsa në 2012, Berlinalja i akordoi aktores çmimin pwr arritjet nw karrierw dhe trasmetoi një përmbledhje me filmat e saj.Drejtori i Berlinales, Dieter Kosslick tha se Meryl Streep është jo vetëm një artiste krijuese por edhe shumëdimensionale. Duke vlerësuar punën dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm ne i akorduam në vitin 2012 çmimin e nderit, për arritjet në jetën e saj artistike.Ai u shpreh i lumtur që Streep do të rikthehet sërish këtë vit në Berlinale dhe me përvojën e saj artistike do të kryesojë jurinë ndërkombëtare.Berlinalja, një nga evenimentet më të rëndësishme të filmit në Europë do të hapet më 11 shkurt./Oranews.tv/