Bashkëshorti e bindi Kate Wenslet që të luante në filmin e Steve Jobs
Të jesh fituese e një çmimi Oscar nuk do të thotë që nuk ke më dyshime në aftësitë dhe talentin tënd. Madje duket sikur pasi ke në duar trofeun më të lartë, ke dhënë gjithçka. Në të njëjtën situatë është gjendur edhe aktorja Kate Winslet, kur i ofruan rolin e shefes së marketingut, Joanna Hoffman, në filmin e Steve Jobs. Reagimi i parë i aktores ishte “Si do ta bëj unë këtë?”.Winslet ka treguar se ofertën për të interpretuar në filmin e Steve Jobs e mori në prag të Krishtlindjeve të kaluara. “Ne do të shkonim në Zelandën e Re për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, dhe mua më duhej të isha në San Francisco me nëntë janar. Isha e pasigurt dhe i thashë bashkëshortit se nuk mundesha ta bëja dot rolin.”I bindur se Kate do ta përvetësonte shumë mirë akcentin Polako-Armenian-Amerikan dhe do ta mësonte përmendësh skenarin me më shumë se 180 faqe për tre javë, Rocknroll i është përgjigjur: “Para se gjithash ne do të shkojmë në San Francisco. Dhe e dyta, sigurisht që t’i mund ta bësh këtë rol”.Kështu, aktorja e nominuar gjashtë herë për çmimin Oscar, iu përvesh punës dhe në fund të tre javëve arriti të përvetësonte skenarin.“Joana e vërtetë ishte shumë e ngrohtë, e qetë dhe një grua me humor. Ishte gruaja e vërtetë e punës së Steve Jobs. Ajo kishte mbështetjen e tij dhe ai të sajën,”- është shprehur Winslet pasi fitoi rolin në filmin e manjantit Steve Jobs. /Oranews.tv/