Calvin Harris padit mediat për shpifje
DJ Calvin Harris ka vendosur të padisë disa media online, duke u shprehur se nuk do të kenë një fund të lumtur. Thashethemet në media lidhur me ndarjen e çiftit Taylor-Harris kanë qenë nga më të ndryshmet, dhe mesa duket kjo e ka shqëtësuar së tepërmi Calvin.DJ dhe producenti skocez është fotografuar teksa ka dalë nga një qendër masazhesh më 15 shtator dhe që nga ajo ditë mediat kanë spekuluar se Taylor Swift i ka dhënë fund romancës me të pasi ka mësuar se Calvin ka kryer marrëdhënie seksuale gjatë vizitës së tij.Por Calvin, është shprehur se nuk do të lejojë diskretitimin nga këto thashetheme, pasi ka vendosur të padisë mediat për të mbrojtur emrin e tij.“Nuk do të jetë një fund i lumtur për të gjithë ata që shpikin. Do i padis për të gjitha shpifjet që kanë shkruar”, poston në llogarinë e tij të Twitter 31-vjeçari.Edhe mikesha e Swift, Selena Gomez, është shprehur se ndarja është shpikur nga mediat dhe se kjo nuk është aspak e vërtetë. Këto që shkruajnë janë vërtet çmenduri. “Imagjinoni që unë sipas mediave jam çdo javë shtatzënë, kjo është vertet e tëpërt”, është shprehur Selena.Ndërsa lidhur me thashethemet se Calvin po mendonte t’i propozontë për martësë këngëtares së muzikës kantri, Selena tha se njërëzit nuk duhet të besojnë në gjithçka që shkruajnë mediat./oranews.tv/