“Indiana Xhons 5”, konfirmimi për filmin e ri vjen nga regjisori Stiven Spilberg
“Indiana Xhons 5” do të bëhet, këtë e pohon Stiven Spilberg, regjisori i angazhuar së fundmi me promovimin e filmit të tij me metrazh të gjatë "Ura e spiunëve" i cili ka për protagonist Tom Hanks.Pikerisht gjatëpromovimit të filmit të tij më të ri "Ura e spiunëve", me protagonist Tom Hanks, Stiven Spilberg tha "një batutë më shumë" duke i bërë të pranishmit të pëshpërisnin midis tyre: Me shumë gjasa do të realizoj “Indiana Xhons 5” me Harrison Ford dhe me këtë rast do të jenë 5 filmat që kam realizuar me të, dhe katër me Tom-in... Por nëse realizoj një tjetër film me Tom-in, atëhere do të jemi të gjithë baraz. Mendoj se kështu do të veproj për gjithë pjesën tjetër të karrierës sime. Me Daniel Day Lewis dhe gjithë të tjerët! Ishtë thjesht një batutë, apo e vërtetë?"Ura e Spiuneve" me skenar të vëllezërve Etan dhe Joel Cohen dhe ndihmën e Mat Charman, do të shfaqet në kinema më 17 dhjetor, tamam në kohë për festimet e Krishtlindjeve. Duke pasur parasysh angazhimet e vazhdueshme të Spilberg dhe ato të Ford, nëse gjithçka shkon mirë “Indiana Xhons 5” do mund të shfaqet në kinema në 2018. Gjithmonë duke shpresuar se, deri atëhere, i moshuari Indi, i cili do të jetë 76 vjeç, të jetë në gjendje të marrë në duar kamzhikun e tij mitik!