Depresioni i Lady Gaga-s, betejat emocionale të këngëtares dhe miqësia me Elton John

 Këngëtarja Ledy Gaga është shprehur se dëshiron të ndihmojë të rinjtë amerikanë që vuajnë nga depresioni, dhe për këtë arsye ka prezantuar edhe nismën “Born this ëay”.27-vjeçarja në një intervistë për revistën “Billboard”, ka folur vështirësitë e saj në të shkuarën, si një mënyrë për të krijuar një lidhej me shqetësimet e të rinjve të sotëm. Gaga ka pozuar për kopertinën e revistës së bashku me këngëtarin Elton John.“Kam vuajtur nga ankthi dhe depresioni gjithë jetën time, dhe vazhdoj të vuaj çdo ditë. Por dua që të rinjtë e sotëm të dinë se kjo ngarkesë që ata mbajnë si qenie njërëzore është normale. Ne kështu kemi lindur” , u shpreh kënëgëtarja bjonde.Ylli i “Poker Face” tha se ndjehet e trishtuar që të rinjtë nuk flasin më për këto probleme me njëri-tjetrin.“Jeta që po jetojmë të varur nga teknologjia, ku njerëzit kalojnë më shumë kohë me telefonët e tyre, dhe po humbasin momentet që mund të ndanin duke parë njëri-tjetrin në sy, këta fëmijë janë të izoluar”, shpjegoi Gaga.Sipas këngëtares, të rinjtë në internet ushqehen me një lloj gjuhe urretjeje dhe prandaj duhet bërë diçka sepse ata nuk e kuptojnë arsyen e trishtimit të tyre.Gaga foli edhe për mikun e saj të vjetër, Elton John, për të cilin tha se e frymëzon në çdo gjë që bën. “Eltoni nuk është vetëm miku im, ai është si një prind për mua. Është kujdesur gjithmonë dhe ka qenë me mua në ditët e mia më të vështira të jetës. Ai nuk lejon kurrësisi që unë të bie në depresion, prandaj qëndron me mua deri sa bindet se do të jem mirë.Elton John ka ndihmuar gjithë jetën e tij njerëzit me AIDS dhe komunitetin LGBT, dhe për Gagën ky është një shembull që duhet të ndjekin të gjithë njerzëit, për të shpëtuar botën nga fatkeqësitë.