Jessie J ndahet nga i dashuri
Pas ndarjes nga ish-idashuri, Luke James, këngëtarja britanike Jessi J, ka deklaruar në një intervistë, se nuk pendohet që lidhjen e saj me Luke e bëri publike. 27-vjeçarja është shprehur se çdo gjë që ndodh të mëson të fitosh eksperiencë në jetë. Jessie ka pranuar se nuk ka rënë ende në dashuri, por po mëson sesi të dashurojë.Jessie J i i dha fund një ditë më parë romancës një-vjeçare me yllin R&B, Luke James, pasi medon se ai e ka shfrytëzuar këngëtaren për famë. Ndërkohë që Jessie ndjente diçka të vërtetë për të, Luke e pa britaniken vetëm si një urë që do ta ndihmonte të bëhej edhe më i famshëm në industrine e muzikës!Luke gjithashtu nuk është më ndjekës i Jessie në Twitter, dhe të enjten Jessie bëri një postim emocional në rrjetin social. “Ti e kishe këtë vajzë. Ti je më i fortë se sa mendon”, duke i kërkuar fansave që të jenë të mirë dhe të mbështesin njëri-tjetrin.Sipas një burimi i gazetës “The Sun”, ajo kishte filluar të dyshonte që këtë verë, për ndjenjat që Luke kishte për të, duke qenë thjesht i lidhur me Jessie-n për t’u njohur më shumë si muzikant.Jessie J njihet për vokalin e saj të jashtëzakonshëm dhe këngë të cilat janë shndërruar në hite në mbarë botën. Ajo ka me mijëra adhurues edhe në Shqipëri. Një vit më parë Jessie zhvilloi një koncert në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza” me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të vendit.
/oranews.tv/