Colin Farrell singëll për "The lobster": Televizioni është më guximtar
Aktori irlandez ka qenë së fundmi protagonist në filmin e autorit grek Yorgos Lanthimos, fitues çmimi në Festivalin e Cannes. Ngjarjet zhvillohen në një të ardhme apokaliptike dhe ai ëshë një burrë i cili, pas braktisjes nga gruaja i duhet te gjejë një tjetër partnere brenda 45 ditesh përpara se të kthehet në një kafshë me vullnetin e tij.Në Londër është e ndaluar të jesh singëll. Kjo ndodh në një të ardhme jo të largët dhe në të cilën zhvillohen ngjarjet e "The lobster" i Yorgos Lanthimos: Kush nuk ka partner ose partnere, do të transformohet në një kafshë të cilën ai vetë do mund ta zgjedhë. David, protagonisti i filmit të regjisorit grek, ka zgjedhur aragostën, nga e cila merr dhe titullin filmi. Në rolin e David, është Colin Farell, pjesë e kastit është gjithashtu edhe Rachel Weisz, John C, Reilly, Lea Seydoux.Colin Farell i cili është gjithashtu pjesë e programit të festivalit të filmit ne Londër është shprehur: "E pranova rolin pa hezituar, menjëherë pasi lexova skenarin, i pazakontë, i ndryshëm nga gjithë të tjerët, është një histori që o të pëlqen ose e refuzon me bindje. Unë e dashurova dhe duke njohur Yorgos, isha kurioz të merrja pjesë në punën e tij të parë në gjuhën angleze. Dhe nuk ka rëndesi nëse detaje të dramës nuk janë të shpjeguara, ajo që ka rëndësi është shfaqja e ndjenjave njerëzore nëditet tona, frika, shpresa, konfuzioni, vetmia”.“The lobster" është filmi i parë në gjuhën angleze i autorit grek Yorgos Lanthimos i cili ka fituar disa çmime ndërkombëtare. Filmi është xhiruar i gjithi në lokacione reale të Irlandës dhe është një histori dashurie në një të ardhme të afërt, aty ku beqarët arrestohen dhe detyrohen të ciftëzohen me një partner brenda 45 ditësh.Elementi i pazakontë është se poshtë kontrollit, fshihen ndjenjat, ndaj dhe personazhi i David është i dashur, është një burrë i zbrazur nga emocionet, përballë pamundësisë për të dashuruar, i përhumbur. Pikërisht pë këtë arsye, shpresohet që tek publiku të provokohen raportet emocionale./oranews.tv/