6 nominime për Swift , Këngëtarja dominon në “American Music Award”

Nominimet e "American Music Awards 2015" janë bërë publike dhe nuk është aspak surprizë që Taylor Swift të kryesojë listën, me 6 nominime. Pas Swift renditet miku i saj Ed Sheeran dhe The Weeknd, të cilët janë nominuar për 5 çmime.Swift, Sheeran dhe The Weeknd konkurrojnë për çmimin më të madh “Artisti i vitit”, që do të ndahet më 22 nëntor në Los Angeles.25-vjeçarja është nominuar pothuajse në të gjitha kategoritë, përfshirë edhe “Albumi më i mirë Pop/Rock”, ku Swift konkurron me albumin “1984”, që është edhe albumi më i shitur për vitin 2014. Ndërsa në kategorinë, “Artistja më e mirë femër Pop/Rock” ajo do të konkurrojë me Ariana Grande dhe Meghan Trainor.Britaniku Sam Smith dhe reperja Nicki Minaj kanë secili nga tre nominime. Ndërsa superylli i muzikës Beyonce dhe Justin Bieber kanë mundur të nominohen vetëm në një kategori, pas një viti të qetë në skenën muzikore.Nominimet e “American Music Award” bazohen mbi pëlqimin e fansave, të reflektuar edhe në revistën “Billboard”, përfshirë këtu edhe shitjen e albumeve, turnetë, transmetimin në radio dhe mediat sociale.Votimi për publikun u hap të martën për 10 artistët e vitit, ndërsa më 11 nëntor votimi do të ngushtohet në vetëm 5 artistë.Shfaqja do të drejtohet nga këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez. /Oranews.tv/