Buqeta më e madhe dhe më e shtrenjtë në botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2015, 18:56
Kjo duhet të jetë vajza më fatlume në botë. Arsyeja është kjo buqetë me një mijë trëndafila.Personi, emri i të cilit nuk i bëhet i ditur, ia dërgoi lulet mikeshës së tij në Tashkent të Uzbekistanit.Buqeta ishte aq e madhe saqë u desh një kamion për ta dërguar atë. Në fakt lulet nuk futeshin në apartament, por mbetën jashtë.Nuk dihet se si ka reaguar vajza, por mësohet se buqeta ka kushtuar rreth 3500 euro.
/oranews.tv/