Rita Ora, Imazh i “TEZENIS”, prezanton linjën e re të të brendshmeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2015, 13:40
Bukuroshja me origjinë shqiptare Rita Ora është përzgjedhur si imazhi më i ri i markës “Tezenis”. 24-vjeçarja do të prezantojë linjën e re të të brendshmeve.Rita ka realizuar fushatën, dhe në bazë të fotove të para që janë publikuar, mund ta kuptojmë lehtësisht se pse kjo kompani ka zgjedhur këngëtaren.“Zgjodha të punoj për “Calzedonia Group” kur zbulova se brandi dizenjohej nga gratë. Kur vishem me Tezenis ndjehem e sigurt dhe e bukur. Produktet e kësaj firme janë shumë cilësore, dhe këtë nuk po e them sepse tashmë jam i imazh i kompanisë, por sepse prej kohësh unë jam një kliente e tyre.”Këngëtarja ka qenë se fundmi edhe në Kosovë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e martesës së një mikut të saj.
