Cate Blanchett , Premiera e “Carol” në festivalin e filmit në Londër
Cate Blanchett dhe Rooney Mara parakaluan në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Londër për premierën e filmit “Carol”. Filmi i vendos ngjarjet në vitin 1950 dhe tregon historinë e dy grave që bien në dashuri, pavarësisht rrethanave të komplikuara.Aktorja fituese e çmimit “Oscar” e pyetur nëse e ndjente presionin e kritikave që mund të shkaktohen edhe në Londër është shprehur: “Kjo është e pritshme, pasi sa më shumë të shihet filmi, aq do të ndryshojnë edhe pritshmëritë, dhe ti thjesht dëshiron që njerëzit ta oranojnë filmin ëashut siç është. Jam shumë krenare për punën time. Lindja e një dashurie i përfshin të gjithë dhe unë mendoj se ky është një një film shumë I bukr, shpresëdhënës dhe prekës."-ka thënë Blanchett.Cate do të nderohet në këtë festival edhe më një çmim nga Instituti Britanik i Filmit. Ndërsa gjatë shfaqjes së filmit në Festivalin e Kanës, “Carol” u prit me kritika.
/Oranews.tv/