Lawrence kundër seksizmit : Do të luftoj kundër pabarazisë

Bukuroshja Jennifer Lawrence, fituese e çmimit Oscar, është renditur në radhën e aktorëve që kanë nisur një fushatë kundër seksizmit në Hollywood dhe në radhën e atyre që po luftojnë për pagë të barabartë mes meshkujve dhe femrave.Ylli i "Hunger Games" ka deklaruar se në të kaluarën ajo është etiketuar shpesh si "e vështirë", kur bëhej fjalë për të negociuar pagën për filmat e saj. Por burrat, ka thenë ajo në një ese për "Lenny newsletter", nuk e kanë aspak një problem të tillë.25-vjeçarja, Lawrence, sipas revistës "Forbes" është renditur si aktorja më e paguar e vitit me 52 milionë $ fitime, nga filmat. Por, bukuroshja ka rrëfyer se si është ndjerë kur në një email të Soni Pictures zbuloi rastësisht se ishte paguar miliona dollarë më pak se aktorët meshkuj të cilët interpretuan se bashku me aktoren në filmin "American Hustle", të xhiruar në 2013."Kur zbulova se isha paguar shumë më pak se meshkujt fatlume, nuk u mërzita më kompaninë Sony. U mërzita me veten sepse kisha dështuar me negociatat, duke u dorëzuar shumë shpejt," - ka shkruar Lawrence.Lawrence, e cila ka fituar një Academy Award në vitin 2013 për rolin e saj në filmin "Silver Linings Playbook," tha se nuk e ka aspak problem nëse e quajnë si "e vështirë" përderisa edhe meshkujt me të cilët ajo ka punuar nuk etiketohen si të tillë.25-vjeçarja mund të jetë një nga aktorët femra më të paguara në Hollywood për rolin e saj në "The Hunger Games", por fitimet e saj nuk kanë të krahasuar me pagesën 80 milionë dollarë në ditë të aktorit Robert Downey Jr., në filmin"Iron Man" sipas Forbes.Në esenë e saj të titulluar "Pse këta bukuroshë të paguhen më shumë se unë?", aktorja reflekton një qëndrim luftarak të grave në Hollywood. Ajo shprehet se do të luftojë për të arritur barazinë , pa u shqetësuar për etiketimet e ndryshme që mund t'i vendosin, për sa kohë është në të drejtën e saj.Javën e kaluar ishte aktorja Meryl Streep ajo që drejtoi gishtin kundër seksizmit në industrinë e kinemasë, duke thënë se edhe ajo, me shumë vite karrierë mbi supe, paguhet shumë më pak se aktorët meshkuj. /Oranews.tv/