Sllovenia hap dyert për refugjatët pasi Hungaria mbylli kufirin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2015, 15:49
Qindra emigrantë kanë arritur në Slloveni me autobus nga Kroacia, pasi Hungaria mbylli kufirin me Kroacinë për të frenuar numrin e madh të tyre në përpjekje për të arritur në Europën Perëndimore.Hungaria mbylli kufirin e saj me Kroacinë të premten (16 tetor) dhe tani thotë se do të kontrollojë dhe kufirin me Slloveninë.Shumica e emigrantëve synojnë të vazhdojnë rrugën për në Austri e Gjeramni.Rreth 600 mijë emigrantë kanë arritur në BE nga deti deri këtë vit, shumica e tyre nga Turqia në Greqi.Rreth 3 mijë prej tyre janë zhdukur duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun.Shumica e emigrantëve janë sirianë që duan t’i largohen konfliktit në vendin e tyre.