Sekuestrohen 700 kg kanabis në zonën e ish-Kënetës, 7 të arrestuar, mes tyre biznesmenë
Një laborator i përpunimit dhe paketimit të kanabis stativa u zbulua në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ndërsa u sekuestruan 700 kg lëndë narkotike. Operacioni i koduar "Koordinata", i cili nisi mbrëmjen e së premtes, u finalizua me shtatë persona të arrestuar, mes tyre edhe bizesmenë në sipërmarrje të vogla në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Shkodrës. Një laborator modern i përpunimit dhe paketimit të kanabis stativa u zbulua në zonën e ish-Kënetës në Durrës falë një operacioni të mirorganizuar të Policisë së Durrësit në bashkëpunim me Drejtorinë e Tiranës dhe Shkodrës, të drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.Rreth 700 kilogram lëndë narkotike e paketuar gati për transport u sekuestrua në laboratorin e ngritur në ambientet e brendshme të një banese dy katëshe, në zonën e ish-Kënetës në pronësi të shtetasit Valter Pashollari 34 vjeç,banues në Durrës, i shpallur në kërkim.Operacioni i koduar "Koordinata", i cili nisi mbrëmjen e së premtes, u finalizua me shtatë persona të arrestuar, mes tyre edhe bizesmenë në sipërmarrje të vogla.
- Iqmet Pashollari 61 vjeç, banues në Durrës;
- Bejto Kotaj 53 vjeç, banues në Shkodër;
- Ajet Sulaj 40 vjeç, banues në Tiranë;
- Festim Xhelilaj 39 vjeç, banues në Tiranë;
- Pajtim Braçaj 52 vjeç, banues në Tiranë;
- Qerim Xeka 47 vjeç, banues në Krujë
- Lutfi Xeka 25 vjeç, banues në Krujë.
Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_599860" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_599971" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku u zbulua laboratori i droges[/caption][caption id="attachment_599861" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_599857" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_599977" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption]