Ligji i dosjeve nis me Universitetet publike, Kule: Kemi dakordësinë e akademikëve
Pedagogët e Universitetit të Tiranës do të jenë të parët që do nisin proçesin e pastrimit të figurave që njihet ndryshe si ligji i lustracionit. Rektori i Universitetit të Tiranës ka menduar që zbatimi i ligjit të lustracionit të nisë në nivelet akademike duke ndjekur modelin gjerman. Akademikët që do të verifikohen se kanë shërbyer në Sigurimin e Shtetit do të lënë vendin e punës.Pastrimi i figurave do të nis nga akademikët. Rektortët, dekanët, shefat e departamenteve, pedagogët do të verifikohen nëse kanë qenë ose jo pjesë e Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës së diktaturës.Proçesi i hapjes së dosjeve në rradhët e akademikëve është nisëm e Prof. Dr. Dhori Kules, Rektorit të Universitetit të Tiranës, duke gjetur mbështjen e akademikëve .Dhori Kule: “Ajo që kemi marrë si iniciativë është qe me krijimin e strukturës që parashikon ligji të përcjellim emrat e të gjithë stafit akademik të UT për të verifikuar nëse ka qenë pjesë e këtyre strukturave, që normalisht në situatën e sotme nuk kanë nga pikëpamja morale lidhje me botën akademike. E kam konsumuar në mbledhje rektorati, me drejtues të fakulteteve, me pedagogë të ndryshëm, shoh gadishmëri nga të gjithë”.Si model në këtë rast do të jetë ai gjerman.Dhori Kule: “Gjermania e filloi nga edukatorët në të gjitha nivelet e saj, që nga çerdhet, kopshtet, shkollat fillore, të mesme, në universitete domosdoshmërisht”Pedagogët që verifkohen se kanë shërbyer në Sigurimin e Shtetit do të lënë vendin e punës, ndërsa ligji nuk detyron verifkimin e figurave të akademikëve privatë.
/Oranews.tv/