Hoffman në Berat për të ndjekur investimet gjermane në ujësjellës dhe ferma
Ambasadori gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffman, ishte në mesjavë në qytetin e Beratit për të prekur nga afër investimet gjermane, të cilat i ka cilësuar "rikthim shprese" për gjithë ata shqiptarë që kanë marrë rrugën e azilit. Ora Neës ka udhëtuar me diplomatin gjerman drejt Beratit, ku krahas problemeve të ngritura, Ambasadori Hoffman shfaqet edhe me nje pamje tjetër jashtë kostumit të diplomatit.Ditët e fundit kërkesat për azil drejt Gjermanisë janë ulur ndjeshëm. Megjithatë sipas të dhënave të Ambasadës gjermane në vendin tonë, shifrat vijojnë të jenë shqetësuese.Hoffman: “Për fat të mirë dhe falë Zotit shifrat duket se janë në rënie, vazhojnë të mbeten në nivele të larta, por ka një rënie në kërkesat për azil. Shpresoj shumë që kjo tendencë të ruhet edhe në ditët në vijim. Ndaj dua të bëj apel të gjthë qytetarët të mos e ndërrmanrin iniciativën e azilkërkimit, është një rrugë që nuk të çon askund, autoritetet gjermane janë të vendosura, të gjithë njerëzit që nuk iu njihet statusi do të duhet të rikthehen në vendet e tyre”.Dhe duket se Ambasada gjermane ka një plan konkret për të frenuar fenomenin e shtegëtimit shqiptar për azil: përmes investimeve gjermane.E për ta dëshmuar këtë, ambasadori Helmut Hoffman ka vizituar qytetin e një mbi një dritareve duke ndjekur nga afër investimin që do të furnnizojë me ujë të pijshëm 130 mijë familje në zonën e Beratit.Mesazhi i tij nga Berati është i qartë: “Duam të tregojmë se në këtë vend ka shpresë, për gjithë ata që largohen”.Hoffman: “Mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të ndjejnë që komuniteti ndërkombëtar është duke i mbështetur dhe në këtë mënyrë të krijohet një atmosferë pozitive dhe të rilindë shpresa për të gjithë njerëzit. Sigurisht që më duhet të them se Shqipëria këto vitet e fundit, në 25 vite nuk ka qëndruar në vend, ka patur një progres të konsiderueshëm, prandaj them se në njëfarë mase nuk i kuptoj ato këndvështrime që dëshirojnë ta paraqesin panoramën e zezë”.Dhe këtë mesazh,me thjeshtësi ia përcjell edhe qytetarëve që e ndalin në rrugë.Udhëtojmë me Ambasadorin Hoffman në një skaj të largët të Beratit në fshatin Drobonik, për të takuar fermerin e parë që ka përfituar një grant investimesh.Z.Gëzim Kuci, menaxhon një fermë prej 2.5 hektarësh, në të cilën ka punësuar edhe familjarët e tij. Teksa ky detaj ka ngacmuar diplomatin Hoffman të shkëmbejë disa batuta.Hoffman: “Një fakt i gëzueshëm është që në këtë sipërmarrje keni angazhuar gjithë familjen tuaj, djemtë, nusen... edhe e vogla punon apo jo? Lidhur me pagesën doja të thoja diçka. Në shtëpinë time është ndryshe, është gruaja ime ajo që më jep paratë e xhepit. Por ti lëmë shakatë mënjanë, e kam të qartë situatën në të cilën ndodhen fermerët në Shqipëri dhe e di që kanë vështirësi në punën e tyre, edhe pse nga ana tjetër besoj fort që bujqësia ka potencial të madh”.Ka mësuar të flasë pak shqip, i pëlqen të shijojë rakinë edhe ushqimet tradicionale shqiptare, edhe ndeshjet e fundit të kombëtares diplomati gjerman i ka përjetuar si shqiptar.Hoffman: Ndeshjen e fundit, atë me Armeninë e humba, pasi isha duke darkuar me miqtë e mi. Por sa herë dëgjoja thirrjet thoja, ja edhe një gol për Shqipërinë derisa më në fund ndeshja u përmbyll me rezultatin 3 dhe 0. Dhe ishte fantastike të shikoje makinat dhe entuziazmin në rrugë. Ndërsa ndeshjen me Serbinë e përjetova drejtpërsëdrejti në stadium, nuk ishte një rezultat i kënaqshëm për skuadrën shqiptare. Por mendoj se Shqipëria dëshmoi se ishte një mikpritëse e vërtetë”.Por nuk toleron nëse shorti zgjedh që Shqipëria të përballet në fushën e blertë me Gjermaninë.Hoffman: “Atëherë e keni lejen të bëni tifo për Shqipërinë dhe unë për Gjermaninë”.
/Oranews.tv/